Sugjerime & Ankesa

Na shkruani lirshëm. Zëri juaj ka vlerë.

Te ne, marrëdhënia me klientin është në qendër të gjithçkaje që bëjmë. E vlerësojmë çdo opinion dhe besojmë se përmirësimi i vazhdueshëm vjen pikërisht nga dëgjimi aktiv i atyre që na besojnë.
Ky seksion është krijuar për t’ju dhënë mundësinë të ndani me ne:
* Përvoja pozitive që keni pasur me agjentët tanë
* Sugjerime për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve tona
* Ankesa të cilat lidhen me sjelljen, komunikimin ose profesionalizmin e agjenteve tanë
Çdo koment i juaji trajtohet me konfidencialitet të plotë, vëmendje maksimale dhe përkushtim për zgjidhje.
Nëse keni pasur një eksperiencë jo të kënaqshme, ju inkurajojmë ta ndani me ne. Në këtë mënyrë, jo vetëm që na ndihmoni të korrigjojmë gabimet, por edhe të rrisim standardin e shërbimit për çdo klient që do të na zgjedhë në të ardhmen.